Nis gjykimi për keqpërdorim të detyrës ndaj 25 pjesëtarëve të policisë

 Nis gjykimi për keqpërdorim të detyrës ndaj 25 pjesëtarëve të policisë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur gjykimi ndaj 33 personave, 25 nga ta pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policorë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Disa prej tyre ishin arrestuar në maj të vitit të kaluar gjatë një aksioni nga Policia e Kosovës e një polic ishte plagosur, ndërsa aktakuza ndaj tyre ishte ngritur më 18 maj të vitit 2020.

Të akuzuarve para se të niste seanca u është matur temperatura shkaku i pandemisë COVID-19, ku edhe për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, aktakuza u është lexuar në grupe, raporton KOHA.

Në seancën fillestare të akuzuarit Zvezdan Spasojeviq, Biljana Nedeljkoviq, Abdurahim Haxhiq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, kanë mohuar fajësinë. Sipas aktakuzës që nga viti 2017 deri në maj të 2019 në vazhdimësi të pandehurit në bashkëkryerje me Dejan Vukashinoviq i cili ndodhet në arrati në cilësinë e personave zyrtarë duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar me dashje nuk kanë kryer detyrat e përcaktuara me ligj dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër në mënyrë që Zvezdan Saspojeviq në cilësinë e komandantit të stacionit, e pandehura Biljana Nedeljkoviq në cilësinë e udhëheqëses së ndërrimit dhe të pandehurit Milijë Milunoviq, Albert Maxhuni dhe Abdurahim Haxhiq në cilësinë e policëve patrollues në kuadër të ndërrimit A në Zubin Potok kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme, kafshëve, pijeve alkoolike dhe mallra ushqimore nëpërmjet rrugëve ilegale, iu kanë shmangur kontrollimit doganor dhe tarifave doganore meqë rast i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm buxhetit të Kosovës.

LAJME TË TJERA