Nis lulëzimi i hardhisë në Rahovec

 Nis lulëzimi i hardhisë në Rahovec

Në vreshtat e Rahovecit tashmë ka nisur lulëzimi i hardhive të rrushit.

Drejtoria e Bujqësisë, nëpërmjet një njoftimi publik, ka sugjeruar vreshtarët që të kenë kujdes në këtë periudhë, pasi që në fazën e lulëzimit hardhia është e ndjeshme deri te mbyllja e kalaveshit.

“Lulëzimi i hardhisë së rrushit. Lulëzimi i rrushit është një nga periudhat e rëndësishme në zhvillimin e hardhisë. Në këtë kohë, bima është e ndjeshme ndaj kushteve të motit dhe kërkon kujdes të shtuar, nga faza e lulëzimit deri tek mbyllja e kalaveshit. Sa më e vjetër hardhia, lulëzimi fillon më herët”, thuhet në njoftim.

Sipas Drejtorisë, periudha e lulëzimit zgjatë 10 deri në 15 ditë.

“Periudha e lulëzimit në hardhi është shumë e shkurtër, e cila zgjatë 10-15 ditë dhe kjo varet gjithmon nga kushtet klimatike që mbizotërojnë”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

LAJME TË TJERA