Një person nga Rahoveci sulmoi dy zyrtarë policorë, i bëri për spital

 Një person nga Rahoveci sulmoi dy zyrtarë policorë, i bëri për spital

Një person është arrestuar në Rahovec për veprën “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së dielës është arrestuar në Rahovec një person për veprën “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte bërë ngasje të rrezikshme dhe nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të ndalej.

Më tej, siç bën të ditur Policia e Kosovës, i dyshuari kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor gjatë vënies nën kontroll pasi i dyshuari kishte qenë agresiv, lëndime kishte pësuar edhe një polic tjetër të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

LAJME TË TJERA