Një serb rrahet nga dy egjiptianë, ministri Jevtiq akuzon shqiptarët

 Një serb rrahet nga dy egjiptianë, ministri Jevtiq akuzon shqiptarët

Një serb nga Istogu sot është sulmuar nga dy persona të komunitetit egjiptian.

Vetë viktima kishte shkuar në Policinë e Kosovës dhe ka informuar se u sulmua nga ata dy, të cilët kishin shkuar në pyllin e tij, në fshatin Oprashkë, për të vjedhur dru.

Por, ministri serb për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, këtë faj ua la shqiptarëve. Ai përmes një postimi në Twitter ka publikuar fotografitë e viktimës dhe shkruan se ai u rrah nga shqiptarët.

“Serbi i vetëm i kthyer që jeton me familjen e tij në fshatin Oprashkë, komuna e Istogut, Petko Miletiq, është rrahur nga shqiptarët.

Pekto aktualisht është duke marrë trajtimin mjekësor në ambulancën lokale.

Incidenti ka ndodhur këtë mëngjes është raportuar në polici”, ka shkruar Jevtiq.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, që tha se dy të dyshuarit aktualisht janë në ndalim policor.

“Njësitet relevante pranë stacionit policor në Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur në vendin e ngjarjes dhe pas një pune intensive kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit e këtij rasti që janë Rr.G., i lindur më 1998 m/k/egjiptian dhe Rr.G., i lindur me 2001, m/k/egjiptian”.Sipas viktimës incidenti ka ndodhur pasi ai ishte munduar që t’i ndalë të dyshuarit, mirëpo te njëjtit e kishin sulmuar dhe goditur duke i shkaktuar lëndime trupore.Pas intervistimit me urdhër te prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48orësh.

LAJME TË TJERA