Një shofer shkel këmbësorin në veri, pamjet i nxjerr kandidati serb për kryetar (Video)

Aleksandar Arsenijoviq kandidati për kryetar të Mitrovicës Veriore, ka publikuar një video shokuese në rrjetin social Facebook nga Leposaviqi.

Në videon që ka publikuar Arsenijoviq, shihet momenti kur një qytetar goditet nga një veturë që po lëvizte derisa shoferi madje edhe e incizon veprimin e tij.

Sipas tij ky rast ka ndodhur para stacionit të Policisë.

Nuk dihen arsyet e goditjes së tij, por kjo gjë ilustron situatën në të cilën ndodhen aktualisht qytetarët tanë serbë në mungesë të forcave të rendit.

Politikani Arsenijoviq ka thënë se është i tmerruar nga ky rast teksa shpreson që i dyshuari të përgjigjet për këtë vepër./Gazeta10