Një tjetër ftesë nga gjykata speciale, mësoni kush është ftuar

 Një tjetër ftesë nga gjykata speciale, mësoni kush është ftuar

Ish komandanti i UÇK në zonën operative të Llapit Latif Gashi është i ftuari i radhës nga Dhomat e Specilizuara.

Njoftimin e ka bërë vet Gashi në faqen e tij në Facebook.Noftimi i plotë:

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,
Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .
Ky intervistim do të bëhet me 27 gusht 2020.
Si në shumë procese të deritanishme për liri dhe pavarësi:
Ilegalja e hershme, ilegalja dhe formimi i UÇK-së, lufta e UÇK-së.
Procesin e Pavarësisë dhe ate të shtetndërtimit
Procese gjyqësore nga gjykata e UNMIK,
ai nga Gjykata EULEX, (gjithësej 16 vite në shërbim të drejtësisë ndërkombëtare).
Vetëm për të plotësuar standarde ndërkombëtare të pa drejta ndaj luftës së UÇK-së.
Tani dhe kurdo qoftë, Unë dhe bashkëluftëtarët e mi edhe këtë herë do të dëshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë vendimtare e drejtë dhe do mbetet e tillë.
Triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe jasht saj, gjakut të dëshmorëve dhe ndihmesës së Aleancës Ndërkombëtare NATO të prira nga SHBA.
Edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë, me dinjëtet e krenar përjetësisht që kishim fatin ta ndërrojm historin nga robëria në Liri…!
Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!LG.

Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një…

Posted by Latif Gashi – Faqja Zyrtare on Wednesday, August 19, 2020

LAJME TË TJERA