Një tjetër futbollist konfirmon largimin nga Istogu

 Një tjetër futbollist konfirmon largimin nga Istogu

Fatmir Rexhaj, është larguar nga skuadra e Istogut.

Lajmin për largim e ka komunikuar vetë futbollisti, i cili ka njoftuar për largimin e tij nga Istogut.

Mbrojtësi në postimin e tij lamtumirës, ka falendëruar klubin dhe bashkëlojtarët, gjithashtu u ka uruar përmbushjen e synimeve në edicionin e ri.

Istogu, nuk arriti inkuadrimin në Superligë, pasi në grupin A të Ligës së Parë e përmbylli në vendin e tretë.

Njoftimi i plotë nga Fatmir Rexhaj:

Të dashur miq, përmes këtij postimi dua t’ju njoftoj se nuk do jem më pjesë e Fc.Istogut.
Faleminderit drejtorit për korrektësinë, trajnerit për punën e madhe dhe gjithë bashkëlojtarëve të mi.

Ju dëshiroj shumë suksese në përmbushjen e synimeve në edicionin e ri!

LAJME TË TJERA