Një viktimë dhe 11 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

 Një viktimë dhe 11 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Në këtë periudhë kohore ka vdekur një person nga kjo sëmundje.

Po ashtu, janë shëruar edhe 146 pacientë.

Njoftimi i MSh-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.

Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.

Në total numri i rasteve aktive është 1.198.

LAJME TË TJERA