Një zyrtar i lartë i MASHT’it i infektuar me koronavirusi, sekretari i institucionit shpalos detaje

 Një zyrtar i lartë i MASHT’it i infektuar me koronavirusi, sekretari i institucionit shpalos detaje

Një zyrtar i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën inFokus, Sekretari i përgjithshëm i MASHT-it Agim Berdyna, sipas të cilit zyrtari në fjalë ka qenë gjatë gjithë kohës në punë dhe ka pasë kontakte me shumë persona.

Berdyna në një prononcim për inFokusin ka thënë se personat që kishin kontakt me këtë zyrtar do të vendosen në vetziolim për 14 ditë.

“Po një zyrtar i Ministrisë është infektuar me koronavirus, sot ska ardhë në punë na ka lajmëru e kemi konfirmua domethënë tash sa e konfirmuam që është pozitiv. I kemi marrë instruksionet nga QKUK-ja. Ata që kanë pas kontakt me të do të shkojnë në vetizolim për 14 ditë sipas udhëzimeve që na ka dhënë Qendra Operative Emergjente për të tjerat do të shohim”, ka thënë sekretari i MASHT-it.

“Ai ka punuar gjat gjithë kohës ndoshta kontakt me të kemi pas të gjithë por ata që i ka pas në zyrë dhe që kanë pas kontakt të vazhdueshëm të afërt do të shkojnë në vetizolim”, ka thënë Berdyna për inFokus.

LAJME TË TJERA