Njeriu që premton vaksinën anti-COVID deri në fund të vitit: Ky pritet të jetë çmimi i saj

 Njeriu që premton vaksinën anti-COVID deri në fund të vitit: Ky pritet të jetë çmimi i saj

Kompania farmaceutike AstraZeneca planifikon të lëshojë një vaksinë në treg kundër koronavirusit deri në fund të vitit, e cila, siç njoftoi presidenti i kompanisë Pascal Soriot, do të kushtojë 2.5 euro.

Soriot i tha radios franceze RTL se qëllimi i kompanisë është që vaksina të vihet në dispozicion të të gjithë njerëzve.

Kompania farmaceutike shpreson që vaksina për të cilën po punojnë shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, do të prodhohet deri në fund të vitit, dhe sipas Soriot, madje edhe pak më herët, nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet.

Në fillim të kësaj jave, u njoftua se vaksina e AstraZeneca kishte performuar mirë në dy fazat e para të testimit dhe po kontribuonte në prodhimin e antitrupave, si dhe imunizimin kundër COVID-19.

Rezultati i fazës së tretë të testimit pritet në vjeshtë, dhe nëse është i suksesshëm, atëherë vaksina mund të prodhohet në masë dhe të lëshohet në treg.

Një studim i 1,077 njerëzve tregoi se pas vaksinimit, ata prodhuan antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin.

LAJME TË TJERA