Njoftim i rëndësishëm për vreshtarët e komunës së Rahovecit

 Njoftim i rëndësishëm për vreshtarët e komunës së Rahovecit

Njoftim për vreshtarët e komunës së Rahovecit! Nga datë 02.10.2020 kompania “Stone Castle” i hap dyert dhe pranon varietetet “VRANÇ” dhe “SMEDEREVKA”.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë:

“Të nderuar qytetar dhe fermer të Rahovecit, Edhe pse jemi duke kaluar një periudhë jo të lehtë si prodhues vendor, si pasoj e pandemisë dhe masave përkatëse të cilat u liruan para pak ditësh, “Stone Castle” ka vendosur që të përgjigjet në thirrjet dhe kërkesat e shumta të fermerëve për blerjen e rrushit.

Prej datës 02.10.2020 “Stone Castle” i hap dyert dhe pranon varietetet “vranç” dhe “smederevka”. Do të njoftoheni për varietetet tjera, në datat kur fillon vjelja e varieteteve përkatëse. Për këtë e falënderojmë edhe Qeverinë Hoti, Ministrin e Bujqësisë z. Besian Mustafa dhe Kryetarin e Komunës z. Smajl Latifi. Kontributi i tyre, dhënë në bujqësi dhe dyfishimi i subvencioneve, është i jashtëzakonshëm dhe i domosdoshëm në këto kohëra. Ju faleminderit!Ju mirëpresim, Stone Castle”

LAJME TË TJERA