Njohësi i çështjeve Kushtetuese: Nuk ka afat kushtetues kur VV-ja e dërgon emrin e mandatarit tek Presidenti

 Njohësi i çështjeve Kushtetuese: Nuk ka afat kushtetues kur VV-ja e dërgon emrin e mandatarit tek Presidenti

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ditën e djeshme i ka dërguar letër Kryetarit të VV-së,Albin Kurti për dërgimin e një mandatari për formimin e Qeverisë së re.

Kjo është letra e dytë e Thaçit drejtuar Kurtit pas asaj të datës 2 Prill. Por sa mund të presë?

Presidenti emrin e mandatarit nga VV-ja dhe a mund t’ja kalojë të drejtën një partie tjetër për të nominuar kandidatin?

Njohësi i çështjeve Kushtetuese Riza Smaka në një prononcim për” Gazeta Blic” ka shpjeguar si si është e përcaktuar kjo nga Kushtetuta. “Neni 95 paragrafi 5 i Kushtetutës nuk e ka një klauzë që do ta kishte rregulluar afatin për ta zgjidh këtë situatë që prej ditës së miratimit të mocionit të mos-besimit të qeverisë kaq ditë partia politike apo subjekti politik që ka më shumë vota në Kuvend që duhet ta propozojë kandidatin, nuk ka afat.

Në rastin konkret Presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk ka instrumet apo mekanizëm jurid për të vepruar psh, kundër Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt politik i parë me mandate në Kuvend sepse nuk ka dispozitë Kushtetutare.Tashmë e gjithë kjo shkon në favorin e zotit Kurti.

Kosova si të gjitha vendet e tjera ndodhet në situatë shëndetësore jo-normale, prandaj nuk janë koha e as rrethanat për të shkuar në zgjedhje apo të formimit të Qeverisë. Qeveria në dorëheqje duhet dhe mundet ti ushtrojë të gjitha funksionet e Qeverisë deri në monetin kur formohet qeveria e re.

Kjo Qeveri i ushtron të gjitha funskionet që i ka të përcaktuara në Juridiksionin të Kushtetutës. Asnjë shtet nuk mund të imagjinohet pa Qeveri” ka thënë Smaka.

LAJME TË TJERA