Nuk i respektuan masat e qeverisë, u arrestuan 11 persona në këtë qytet të Kosovës

 Nuk i respektuan masat e qeverisë, u arrestuan 11 persona në këtë qytet të Kosovës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë pas rritjes së numrit të të vdekurve dhe të të infektuarve me koronavirus.Sipas këtij vendimi, ndalohet qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpivë të tyre nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona në Prizren të cilët nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë për ndalim qarkullimi pas orës 21:00.

Sipas policisë, njëri prej të dyshuarve e kishte kanosur një zyrtarë policor, ndërsa një tjetër kishte penguar të njejtët që ta arrestonin të dyshuarin tjetër.“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nga njësiti policor ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje lidhur me vendimin e qeverisë për shkak të virusit Covid 19.

Njëri prej të dyshuarve e kishte kanosë njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor që ta arrestonin të dyshuarin tjetër dhe kishte incizuar me telefon. Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti tjetër që është ndaluar për mosrespektim të vendimit të qeverisë, po qarkullonte ne qytet pas mesnate.

“Është ndal i dyshuari mashkull kosovar i cili po lëvizte jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”.Edhe rasti për katër të tjerë të dyshuar, shkon në procedurë të rregullt.“Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovar të cilët po lëviznin jashtë orarit të lëvizjes në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Si dhe rasti i fundit i raportuar nga policia, ku janë ndaluar po ashtu katër meshkuj kosovarë për moszbatim të vendimit të qeverisë.“Nga njësiti policor janë ndaluar katër te dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes duke vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me virusin Covid 19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.

LAJME TË TJERA