OBSH: Emergjenca shëndetësore përfundon brenda dy viteve

 OBSH: Emergjenca shëndetësore përfundon brenda dy viteve

Sot bëhen gjashtë muaj qëkurse më 11 mars Covid-19 u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Atë kohë, Drejtori I Përgjithshëm i Organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje shteteve dhe qeverive të ndërmerrnin “veprime urgjente dhe agresive” për tu përballur me infeksionin e koronavirusit dhe fill paskësaj Italia shpalli masat më të ashpra në Europë.

Sot, gjashtë muaj më pas situate epidemiologjike në të gjithë botën vazhdon të mbetet sheqësuese teksa numërohen më shumë se 28 milionë raste të koronavirusit dhe mbi 910 mijë viktima.

Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me numrin më të lartë të vdekjeve, mbi 191,800, ndërsa Brazili ka tejkaluar 192,000 viktima.Renditja dramatike ndiqet nga India (mbi 75,000 të vdekur), Meksika (rreth 69,000) dhe Mbretëria e Bashkuar (më shumë se 41,000).Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se nuk e di se kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit, por mendon se sëmundja do të vihet nën kontroll brenda dy viteve, deklaroi shërbimi i kësaj organizate.

Sot mbushen saktësisht gjashtë muaj që kur OBSH-ja e shpalli pandemi këtë sëmundje, megjithëse organizata fillimisht e konsideroi paraqitjen e virusit Covid-19 si pandemi me disa vatra.”Nga kjo pikëpamje, nuk mund të themi kur do të përfundojë pandemia, por është e mundur që me përpjekjet globale dhe teknologjinë moderne, ajo duhet te menaxhohet me mirë”, theksoi OBSH.

OBSH-ja theksoi se shtetet duhet të përqendrohen në katër prioritete: parandalimin e përhapjes së virusit, aftësimin e njerëzve për të mbrojtur veten, bazat e shëndetit publik dhe mbrojtjen e kategorive të cenueshme, përfshirë të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

OBSH-ja gjithashtu beson se gjashtë muaj pas shpalljes së pandemisë, virusi mbeti infektues në të njëjtën mënyrë.”Në bazë të evidencës aktuale, në më shumë se 80 000 mostra gjenomike, është vërtetuar se transmetueshmëria dhe ashpërsia e virusit nuk kanë ndryshuar”, thekson OBSH.

I.C./Shqiptarja.com

LAJME TË TJERA