OBSH ndërron qasje, bën thirrje për vendosjen e maskave

 OBSH ndërron qasje, bën thirrje për vendosjen e maskave

OBSH ka ndryshuar kurs për sa i takon maskave mbrojtëse. Ajo tani inkurajon njerëzit ti mbajnë ato për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Publiku i përgjithshëm duhet të përdorë maska në zonat ku virusi po përhapet shpejt, tha OBSH, ose atje ku distancimi social nuk është i mundur. Agjencia globale e shëndetit thotë edhe se të gjithë punonjësit e shëndetësisë, jo vetëm ata që kujdesen për pacientët me CoVid-19, duhet të mbajnë maska në zonat spitalore. Në një përpjekje për të inkurajuar lënien e më shumë maskave në dispozicion të punonjësve të shëndetësisë, OBSH më herët këshillonte publikun të mos i mbante ato në rastet kur nuk ishin të sëmurë ose nuk kujdeseshin për dikë që ishte i sëmurë.

Ndryshimi i politikës është një kujtesë tjetër e sfidave në ndryshim të vazhdueshëm me të cilat autoritetet janë përballur në luftën kundër virusit. Hidroksiklorina përbën një tjetër shembull. Studimet paraprake sugjeronin se ilaçi kundër malaries ndihmonte pacientët me CoVid-19 të shëroheshin më shpejt, por testime të mëtejshme e rrëzuan atë kërkim, me një studim madje që sugjeronte se ilaçi mund të ishte i dëmshëm. Kjo bëri që OBSh të pezullonte testimet e saj. Por, pasi studimi u tërhoq, OBSH tani thotë se do ti rifillojë testimet.

Ndërkohë Britania e Madhe i dha fund testimeve të saj të premten me kërkuesit që thanë se ilaçi nuk funksiononte kundër CoVid-19. Në nxitim e sipër për të zbuluar vaksinën, ngatërresat edhe mund të priten. Por shkencëtarët paralajmërojnë se ka pak vend për gabime nëse duam që të kemi vaksinën në janar.

LAJME TË TJERA