Orlando Bloom po kthehet në Shtetet e Bashkuara për të hyrë në karantinë

 Orlando Bloom po kthehet në Shtetet e Bashkuara për të hyrë në karantinë

Aktori i njohur 43-vjeçar i cili është i fejuar me super yllin e muzikës, Katy Perry, përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se po largohet nga Praga, kjo pasi xhirimet e serisë së tij të fundit “Carnival Row” janë ndërprerë përkohësisht.

Orlando citohet të ketë thënë: “Ne ju përshëndesim sepse po kthehemi në shtëpi për të hyrë në karantinë. Kemi vendosur të kthehemi në Amerikë para se të bllokohen kufijtë. Ju dërgoj shumë dashuri të gjithëve dhe ju inkurajoj të kujdeseni mirë për veten. Kjo puna e përhapjes së koronavirusit po tingëllon si një çmenduri, por të gjithë ne duhet ta bëjmë më të mirën për veten dhe familjet tona. Pas disa javësh, do ta mundim edhe këtë sëmundje. Ruajeni shëndetin tuaj.”

Ylli i njohur Hollywoodian, Bloom tash e sa vite është në lidhje romantike me pop këngëtaren Katy Perry, dhe aktualisht, çifti është në pritje të fëmijës së parë së bashku.

LAJME TË TJERA