Osmani publikon pamje nga takimi me Scholzin, Macronin dhe Borrellin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Por, pjesë e këtij takimi ishte edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Ajo ka thënë se së bashku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe rëndësinë e angazhimit të përbashkët për paqe e siguri.

‘’Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet.’’, ka thënë ajo.