Osmani u drejtohet ambasadorëve në gjuhën angleze: Sot festojmë për paqen e miqësinë – por më së shumti për çlirimin

 Osmani u drejtohet ambasadorëve në gjuhën angleze: Sot festojmë për paqen e miqësinë – por më së shumti për çlirimin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në shenjë falënderimi ndaj aleatëve ndërkombëtarë për lirinë e Kosovës, iu është drejtuar atyre me fjalim në gjuhën angleze.

Ajo ka thënë se hisoria e Kosovës nuk është e vetëm popullit të saj, por edhe e partnerëve të cilët kontribuan në çlirimin e saj.

”Kjo është një ditë për të kujtuar dhe për të festuar”.

”Për të festuar paqen, miqësitë dhe arritjet. Më së shumti për të festuar çlirimin”.”Populli i Kosovës siç mund ta keni parë, është kombi më paqedashës që mund të gjeni. Ne me të vërtetë duam drejtësi dhe paqe”.”Kjo është një histori për vuajtjet, kujtimet. Por para se ta kalojmë faqen, duhet ta lexojmë dhe kuptojmë”.

”Kjo nuk është histori vetëm e njerëzve tanë, por edhe aleancave, dhe civilizimit tonë”.
”Para 21 viteve, populli ynë ishte në ditët më të zeza të një spastrimi etnik, dhe krimeve të kryera nga regjimi i Millosheviqit”.”Kjo nuk ishte luftë mes dy popujve por mes dy botëve”.”Sot teksa festojmë ditën e çlirimit, ne kujtojmë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë.

Ne kujtojmë fëmijët e vrarë nga regjimi që nuk kurseu askënd”.Megjithatë Vjosa Osmani përmendi se kanë dështuar t’i vënë para drejtësisë agresorët, njofton Klan Kosova.”Ne kemi dështuar që agresorët t’i vëmë para drejtësisë”.”Sot ju kujtojmë edhe ju aleatët tanë, ushtarët me kurajo të KFOR-it që sakrifikuan për t’i shpëtuar disa njerëz që ata nuk i njihnin”, tha ajo.”Do të jemi gjithmonë mirënjohës që keni qenë me ne në luftë e në paqe. Kosova sot është e lirë dhe me diversitet”, u shpreh ajo.

Osmani, komandanti i KFOR-it dhe ambasadorët e QUINT-it nderojnë ushtarët e rënë të NATO-s

Posted by GazetaBlic on Friday, June 12, 2020

LAJME TË TJERA