Pa panik, analizat i kryen vetëm QKUK-ja | Mos bini pre e thashethemeve

 Pa panik, analizat i kryen vetëm QKUK-ja | Mos bini pre e thashethemeve

Në Rahovec sot janë dëgjuar zëra se një femër nga qyteti është diagnostifikuar me ‘Covid 19’.

Ajo ndoshta mund të ketë pasur temperaturë dhe ethe, megjithatë përderisa mos të dëshmohet e kundërta nga IKSHP (Instituti kombëtar i shëndetësisë publike), ajo mbetet vetëm në cilësinë e gripit, raporton 07 Press.

Është për keqardhje sesa shpejtë shpërndahen thashethemet. Duhet të bëhemi bashkë që këtë dukuri ta eliminojmë njëherë e përgjithmonë.

Analizat për koronavirus i kryen institucioni i lartëcekur dhe askush tjetër. Çdo person që kollitet, ka temperaturë apo ethe, nuk është i infektuar me virusin që shkallën e vdekshmërisë e ka më të vogël se 2 %, çka do të thotë se virusi është lehtë i përbalueshëm nga njerëzit e shëndetshëm dhe imun.

Madje, ashtu siç është mësuar tashmë, ministri i shëndetësisë, Arben Vitija pritet të mbajë konferenca të shpeshta, ku zakonisht aty do të zyrtarizohen rastet e caktuara.

Ajo që është e rëndësishme, duhet të jeni të mbyllur, në mënyrë që nëse e keni virusin mos ta përhapni. Kjo do ta ndihmonte tejmase shtetin në menaxhimin e situatës, prandaj edhe kërkohet izolimi.

Panik jo, kujdes po.

/07 Press/

LAJME TË TJERA