Pamje: Shikojeni në 360 shkallë mjegullnajën e mahnitshme planetare, “Unaza e Jugut”

Një bioteknolog jemenas, i quajtur Hashem Al-Ghaili, ka publikuar pamje 360 shkallë të fotografive të realizuara nga teleskopi i NASA-s, “James Webb”.

Al-Ghaili thotë se në pamje shihet një yll që po vdes. Ylli shihet në pjesën qendrore të mjegullnajës. Ky yll, sipas jemenasit, ka lëshuar unaza gazi e pluhuri me mijëra vjet në të gjitha drejtimet.

Ministria i çon në Gjykatë 4 pompa të benzinës

Për më tepër, thuhet se teleskopi “James Webb” për herë të parë ka zbuluar se ylli, që po vdes, është i zhytur në pluhur hapësinor.

Mjegullnaja planetare ndodhet rreth 2.500 vite drite larg nesh. Pamjet e siguruara nga teleskopi i fuqishëm thuhet se do t’u mundësojnë shkencëtarëve që të analizojnë më shumë hollësi për mjegullnajat planetare si “Unaza e Jugut”.

Për ta shikuar fotografinë në 360 shkallë, klikoni KËTU.