Pandemia gjunjëzoi turizmin në Shqipëri

 Pandemia gjunjëzoi turizmin në Shqipëri

Efektet ekonomike te pandemisë COVID-19 kanë nisur të ndihen në ekonominë e Shqipërisë.Të dhënat e INSTAT flasin për një rënie të frikshme të numrit të shtetasve që kanë vizituar Shqipërinë në muajin qershor 2020 përfshirë dhe kosovarët.

Ndër sektorët më të prekur turizmi ka pësuar një rënie me 71 për dhe sipas të dhënave 179 mijë e 594 shtetas të huaj dhe 364 mijë e 547 shtetas shqiptarë kanë vizituar Shqipërisë muajin e kaluar.

INSTAT vëren se ka një ulje të numrit të shtetasve kosovarë që kanë vizituar Shqipërinë duke u përgjysmuar në krahasim me një vit më parë.

Vitin e kaluar Shqipëria kishte një bum vizitorësh polakë që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet, ndërsa këtë viti numri i tyre ka rënë me 95 për qind.Të dhënat për muajin korrik dalin në gusht, por nisur nga fluksi në kufi ka një rritje të shtetasve kosovarë që po vizitojnë Shqipërinë për pushime.

Po kështu pezullimi i fluturimeve ka bërë që të ulet numri i shtetasve që janë larguar nga Shqipëri ku në qershor ulja ka qenë me 65.1 për qind, krahasuar me muajin qershor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66.3 për qind.

Kujtojmë që shqiptarët nuk lejohen ende të udhëtojnë të vendet e zonës Schengen përveç atyre që janë të pajisur me dokumente qëndrimi në këto vende.

LAJME TË TJERA