“Paratë e arkëtuara nga gjobat ndaj qytetarëve, t’u jepen të infektuarve me koronavirus”

 “Paratë e arkëtuara nga gjobat ndaj qytetarëve, t’u jepen të infektuarve me koronavirus”

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj ka dhënë një propozim se si Ministria e Shëndetësisë mund të sigurojë mjete financiare për t’i ndihmuar qytetarët e prekur me Covid-19, në blerjen e terapisë anti-covid.

Për “Expose” – prodhim i GazetaBlic, Reshitaj ka thënë se për këtë çështje të merret akumulimi I buxhetit që është bërë nga gjobat që nuk kanë respektuar masat ndaj virusit korona.

“Pse jo të merret edhe akumulimi i buxhetit që është bërë nga gjobat që janë shqiptuar tek ata qytetarë që nuk kanë respektuar masat. Janë grumbulluar bukur një shumë e parave nga gjobat që janë dhënë dhe ato para duhet të shfrytëzohen për të lehtësuar MSH për ofrimin e terapive tek pacientët. Gjithmonë po flasë për ata që nuk kanë mundësi të blejnë vetë”, thotë ajo.

LAJME TË TJERA