Paratë për qytetarët, vjen lajmi i shumëpritur nga Qeveria

 Paratë për qytetarët, vjen lajmi i shumëpritur nga Qeveria

Kryeministri Avdullah Hoti, ka numëruar disa prej sukseseve të Qeverisë në njërën nga replikat që ka pasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Programi jonë për rimëkëmbje ekonomike është në vlerë prej 365 milionë euro që është miratuar me rishikimin e buxhetit. Vendimi i fundit ka qenë lëshimi i 87 milionëve”, është shprehur Hoti.

“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur”.

“Këto ia kemi sjell vendit. Marrëveshja e Washingtonit ka sjell një miliardë euro investime për pesë vjetët e ardhshme”.

Hoti ka thënë se mjete për Kosovën janë ndarë edhe nga BE në kuadër të pakos nëntë miliardhëshe si mbështetje lidhur me pandeminë.

LAJME TË TJERA