Pas aprovimit të Ligjit, ja kur mund t’i tërhiqni mjetet nga Trusti Pensional

 Pas aprovimit të Ligjit, ja kur mund t’i tërhiqni mjetet nga Trusti Pensional

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka në vëmendje rimëkëmbjen ekonomike.

Bajrami tutje në përgjigjen e dhënë ka theksuar se pasi të aprovohet ligji, qytetarët në periudhë katërmujore mund t’i tërheqin 10% të trustit.

”Qeveria e Kosovës në programin e saj ka një vëmendje për rimëkëmbje ekonomike”.

”Përpos prioritet që i kemi dhënë në rishikimin të buxhetit ne masat për rimëkëmbje i kemi pa edhe me këtë ligj dhe me këtë ligj janë ndryshuar dhe plotësuar disa ligje të tjera dhe këtë janë që do të kenë në fuqi deri me 31 dhjetor”.

”Ligji ka paraparë ndryshimin e ligjit për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Po ashtu do të mundësohet edhe heqja prej 10% ë periudhën 4 mujore prej datës kur aprovohet ligji”.

”Sa i përket rimbursimit, Qeveria e Kosovës ka vendosur që mos t’i tatojë dhe 10% do të merret bruto”, ka thënë Bajrami.

LAJME TË TJERA