Pas pak, Qeveria Hoti merr masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19

 Pas pak, Qeveria Hoti merr masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Gazeta Sinjali ka mësuar se pas pak orësh, do të mblidhet Qeveria e Republikës së Kosovës, ku pritet të miratojë masat e reja kundër COVID-19.

Kryeministri Avdullah Hoti, dje gjatë konferencës ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes së qeverisë.

Në këtë mbledhje një nga vendimet që pritet të miratohet është që qytetarët nga Maqedonia e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovines, të kenë testin negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

Gjithashtu, edhe vendosja e maskës do të jetë obligative, si dhe dalja në sheshet publike, të mos jenë më shumë se 5 persona të shoqëruar së bashku.

LAJME TË TJERA