Pas protestave të dhunshme, SHBA përfshihet nga stuhitë shkatërruese

 Pas protestave të dhunshme, SHBA përfshihet nga stuhitë shkatërruese

Pjesa jugore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga stuhia tropikale e quajtur Cristobal.

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dherash. Cristobal tanimë i është drejtuar Luizianës duke shkaktuar dëme te shumta materiale.

Erërat që arrinin shpejtësinë rreth 85 km/h shkaktuan probleme edhe në brigjet e Misisipit .Katet e para të banesave , makina nën ujë si dhe pemë të rrëzuara është kjo situata që tanimë ka përfshirë edhe disa qyteza ishullore në Alabama.

Shtetet e Arkansasit dhe Misurit gjithashtu janë vënë në gatishmëri pasi pritet që në këto 24 orë të përfshihen nga përmbytje të shumta. Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të pranojnë evakuimin pasi stuhia pritet të intensifikohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim.

Cristobal shkaktoi përmbytje rreth një javë më parë në Meksikë duke dëmtuar disa shtëpi dhe duke lënë pa energji elektrike një pjesë të madhe të banorëve.

LAJME TË TJERA