Pas vdekjeve të dyshimta, mobilizohet qeveria: Ministri Zemaj, Valbon Krasniqi e drejtoresha e Infektives në zyrën e Kryeministrit

 Pas vdekjeve të dyshimta, mobilizohet qeveria: Ministri Zemaj, Valbon Krasniqi e drejtoresha e Infektives në zyrën e Kryeministrit

Vdekja e menjëhershme dhe e dyshimt sot në mëngjes e katër pacientëve me Covid 10, ka mobilizuar qeverinë e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, infektologu Valon Krasniqi dhe drejtoresha e Infektivës në QKUK, janë parë duke hyrë në objektin e qeverisë, ku sot në punë ka dalë edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Kryeministri i cili ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, në zyrën e tij, paraprakisht po zhvillon takim me ministrin Zemaj, infektogolun Krasniqi dhe drejtoreshën e Infektivës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Vdekja e katër pacienteve me Covid 19 sot në mëngjes po dyshohet se ka ardhur si shkak i defekteve në aparaturat përmes së cilave pacientët marrin oksigjen.

Në oborrin e QKUK’së, sot që nga mëngjesi kanë qenë prezentë edhe Policia e Kosovës të cilët edhe kishin rrethuar hapësirat e Klinikës Infektive ku janë të shtrirë pacientët.

LAJME TË TJERA