Pavarësisht rasteve të reja me koronavirus, në Prizren nuk ndalen daljet

 Pavarësisht rasteve të reja me koronavirus, në Prizren nuk ndalen daljet

Derisa po raportohet për raste të reja me koronavirus në Prizren, qytetarët nuk po ndalin daljet në qytet.Në bazë të raportit të Policisë së Kosoës, dje janë arrestuar 24 persona që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë.Sipas raportit, dje janë arrestuar 7 persona duke konsumuar pije në një lokal, e 17 të tjerë janë arrestuar për arsyeje të ngjajshme.

Raporti:MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISËFsh. Korishë, Prizren 20.05.2020-21:20. Është raportuar se shtatë të dyshuar
meshkuj kosovar janë takuar në një lokal duke konsumuar pije të cilët nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar n procedurë të rregullt.

Rr. Adem Jashari, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se dy të
dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Rr. Sheshi Shatërvan, Prizren 20.05.2020-23:20. Është raportuar se dy të
dyshuar meshkuj kosovar nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Rr. W. Voker, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se pesë persona,

katër femra njëra prej tyre shtetase e Shqipërisë ndërsa të tjerat Kosovar-e janë takuar në një lokal të cilat nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.Rr. Vetim Shala, Prizren 20.05.2020-22:00. Është raportuar se në sallonin e
saj është takuar e dyshuara femër kosovare e cila nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Me vendim të prokurorit rast vazhdon në procedurë të rregullt.

Autostradë, Veri, Prizren 21.05.2020-00:50. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 21.05.2020-01:10. Është raportuar se katër të
dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra kosovare nuk e kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

LAJME TË TJERA