PDK s’merr pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë

 PDK s’merr pjesë në seancën e thirrur nga Kurti për referendumin e Serbisë

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka lajmëruar se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të thirrur nga kryeministri Kurti.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë se e shohin të panevojshme mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Seanca do të fillojë nesër në orën 14:00 dhe pika e vetme e rendit të ditës është: Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

LAJME TË TJERA