E mërkurë, Tetor 5

Për periudhën Janar – Qershor 2022 qeveria realizoi vetëm 47.6% të planit të punës

Vetëm 47.6 për qind të planit të punës e ka realizuar Qeveria e Kosovës gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2022, kështu u tha në raportin e publikuar nga Lëvizja FOL.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, teksa ka përmendur dikasteret e ndryshme, sqaroi se Ministria e Mbrojtjes është e vetmja që nuk iu është përgjigjur pyetësorit.

Për gjashtë muaj, Qeveria realizoi vetëm 47.6% të planit të punës

Ajo ka sqaruar se 46.9 për qind të planit e ka realizuar zyra e kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar 53.9%, përderisa Ministria e Drejtësisë ka realizuar 56.4 për qind të planit të punës.

Hoti paralajmëron kolaps ekonomik: Mungesë punësimi, të ardhurash e miliona euro më pak qarkullim