Përcaktohet data e finales së Champions League, në mes të verës do të kemi spektakël evropian

 Përcaktohet data e finales së Champions League, në mes të verës do të kemi spektakël evropian

NYON, SWITZERLAND – July 22: A general view of the trophy ahead of the UEFA Champions League 2019/20 Third Qualifying Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on July 22, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham – UEFA/UEFA via Getty Images)

UEFA vendos një datë të re për finalen e Champions League.

Drejtuesit më të lartë të qeverisë së futbollit europian kanë kërkuar në kalendar dhe kanë zgjedhur të shtunën e 29 gushtit si datën ideale për t’u zhvilluar finalja e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Dëshira e të gjithëve është që të përfundojë ky kompeticion me finalen që do të luhet ashtu siç është në program në stadiumin Ataturk të Stambollit.

Megjithatë është e paqartë, formula sesi do të përfundohet ky edicion i Champions League.

Me ndeshje teke dhe më pas Final Four apo me formulën aktuale.

Ideja e UEFA-s është që kompeticionet europiane të nisin në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, për të përfunduar përpara muajit shtator. Në të njëjtën mënyrë si me Championsin do të veprohet edhe me Europa Leaguen.

LAJME TË TJERA