Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i xhenxhefilit

 Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i xhenxhefilit

Xhenxhefili është një bimë e cila e ka origjinën nga Kina. Xhinxheri ose xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shëndetshme në botë, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme, por shtrihen përgjatë gjithë vitit.

Xhenxhefili është një antioksidant i mrekullueshëm, ka veprim shumë të mirë kur kemi të bëjmë me shqetësime në stomak. Ka veprim kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Çaji i Xhenxhefilit është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur. Për shqetësimet e muskujve të trupit merr një xhinxher. Grije dhe hidhi sipër gjysëm litër ujë të valuar. Lëre deri sa uji të marrë ngjyrë kafe, kulloje dhe shtrydh dy-tre limona te lëngu..

Më poshtë Gazeta Sinjali rradhit benefitet e xhenxhefilit në organizmin e njeriut:

1. Xhenxhefilli mund të trajtojë të vjellurat. Sidomos kur ndjeni përzierje të barkut xhenxhefilli njihet si një prej produkteve që lehtëson gjendjet e tilla.

2. Ndihmon në relaksimin e muskujve.

3. Ka veti antiinflamatore dhe ndikon pozitivisht në trajtimin e osteoartritit.

4. Ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe ka ndikim në parandalimin e sëmundjeve në zemër.

LAJME TË TJERA