LAJMI I FUNDIT: Rrëmbehet një person te “Rruga C” në Prishtinë
Përgatituni, ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 22-23.01.2021
Mot i vranët dhe me intervale me diell parashihet të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme. Vranësirat herë-herë do të dendësohen, kështu që vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të ulët deri mesatar. Për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i jugut dhe juglindjes, nuk parashihet të ketë ngrica, kurse mjegull të dobët parashihet vetëm për rreth viseve të larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.