Përkundër vendimit të Qeverisë, në DKA drejtohen kërkesa për zhvillim të aktiviteteve

 Përkundër vendimit të Qeverisë, në DKA drejtohen kërkesa për zhvillim të aktiviteteve

Në kuadër të festivalit ndërkombëtar që është mbajtur në Tiranë nga Shoqata kulturore arstistike dhe Jehona Shqiptare dega në Kosovë nuk morën pjesë përfaqësues nga Gjakova.

Drejtori i festivalit ndërkombëtar Shefqet Dinaj tha se arsye e mospjesëmarrjes është refuzimi i kërkesës së parashtruar DKA-së.

Nga Drejtoria e arsimit në Gjakovë potencuan që ne nuk kemi pranuar një kërkesë të tillë.

Mirëpo një kërkesë tjetër iu drejtua sot kësaj drejtorie.

Drejtori i shkollës Ukshin Miftari, Shefqet Dinaj ka autorizuar dy persona për të kërkuar nga drejtoria e arsimit që të mbajnë mbrëmjen e gjysmëmatures për nxënësit e kësaj shkolle gjë e cila është rrefuzuar nga DKA për shkak të ligjit kundër Covid-19.

LAJME TË TJERA