Përmbytet shtëpia e Ferdonije Qerkezit, uji ia dëmton kujtimet e djemve të zhdukur

 Përmbytet shtëpia e Ferdonije Qerkezit, uji ia dëmton kujtimet e djemve të zhdukur

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Kosovë. Uji ka hyrë nëpër shtëpitë e qytetarëve, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Prishjes së rrjetit të kanalizimit, uji ka depërtuar edhe në shtëpinë muze të Ferdonije Qerkezsit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka të vrarë bashkëshortin dhe katër djemtë.

Qerkezi ka deklaruar për mediat lokale se reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në podrumin e shtëpisë, ku po i ruante mjetet e punës së djemve të saj.

“Mbrëmë prej orës 8 ka fillu kthimi i kanalizimit deri sot në mëngjes, tash ka nisë pak me u largu, edhe para dy ditëve tjera ishte shi I madh.

Mbrëmë jam frikësu se do të hyjë edhe në katin e parë. Janë mjetet e djemve që I kam ruajt në podrum. Mjetet e fëmijëve që kanë punuar në qebaptore janë dëmtuar”, ka deklaruar Qerkezi.
Ajo ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndihmë nga askush.“Nuk kam pasur ndihmë, para dy ditëve e kam marrë një punëtore qe vetë e paguaj. Kisha kërku ndihmë që kur të largohet uji me ardhë dikush me e pastru këtë vend, me i shiku këto çka janë dëmtu, duhet me i gjuajt po s’kemi çka me bë tash”, ka thënë Qerkezi.

Ndryshe, reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës.Si pasojë, shumë shtëpi, banesa e rrugë janë mbushur me ujë.

LAJME TË TJERA