Përsërit Escobar: Themelimi i Asosciacionit është detyrim ligjor për Qeverinë e Kosovës

I dërguar i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jap sinjal se e pranon formimin e Asociacionit, por Escobar nuk përmendi njohjen e ndërsjellë.

Zyrtari amerikan tha se edhe për Serbinë ka shumë kërkesa që sipas tij, nga të gjitha këto, përfiton Kosova.

“Nuk do t’i quaja kompromise. Gjëja më e rëndësishme që shpresoj Kosova do të sinjalizojë është se qeveria e Kosovës e pranon detyrimin e saj ligjor për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo është e rëndësishme. Për Serbinë ka shumë kërkesa të tjera nga të gjitha ato përfiton Kosova. Pra, dëshiroj të shoh pranim të detyrimeve dhe Aneksi do të ofrojë mundësi se si të ecet përpara për të gjitha to”, tha Escobar për rtv21.tv.

Ndërsa, për njohjen e ndërsjelltë, Escobar tha se të dyja vendet po e marrin mjaft seriozisht këtë. /GazetaSinjali