Personi që e goditi për vdekje 5-vjeçarin në Lubizhdë të Hasit është i mitur

 Personi që e goditi për vdekje 5-vjeçarin në Lubizhdë të Hasit është i mitur

Dje ka ngatërruar jetë një 5 vjeçar në Lubizhdë të Hasit, si pasojë e goditjes me veturë.Personi që po voziste veturën, e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet është 17 vjeçar.

Moshën e tij për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po është e vërtetë që mosha e tij është 17 vjeç, të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit”, u shpreh shkurt Gashi.Shoferi i veturës është dërguar me urdhër të prokurorit në mbajtje për 48 orë.Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Rajonit të Prizrenit.

“Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Lubizhdë-Has. Një veturë ka goditur për vdekje një fëmijë pesë vjeç. Me vendim të prokurorit shoferi i veturës është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka konfirmuar Osmanollaj.

LAJME TË TJERA