Përveç transportuesve tregtarë dhe atyre të barnave, s’lejohet qarkulli i veturave normale në rrugën për Malishevë

 Përveç transportuesve tregtarë dhe atyre të barnave, s’lejohet qarkulli i veturave normale në rrugën për Malishevë

Rruga që lidh Rahovecin dhe Malishevën me hyrje nga fshati Astrazub është e bllokuar nga autoritetet shtetërore.

Me vendim të qeverisë, qyteti me të cilin kufizohet Rahoveci është në izolim, me çka nuk lejohet qarkullimi i veturave normale, përveç atyre me transport në tregti dhe automjeteve që transportojnë barna, raporton 07 Press.

Kështu ka bërë të ditur një qytetar, i cili na ka dërguar edhe një foto nga vendi i ngjarjes.

Për më shumë shikoni foton, derisa luteni që të gjithë që për ndonjë arsye emergjente ju duhet të shkoni për në kryeqytet, të dilni në rrugë alternative, siç është ajo nga Suhareka.

LAJME TË TJERA