Pëson sulm derisa ishte duke drejtuar traktorin, ndërron jetë qytetari nga fshati Çifllak i komunës së Rahovecit

 Pëson sulm derisa ishte duke drejtuar traktorin, ndërron jetë qytetari nga fshati Çifllak i komunës së Rahovecit

Një qytetar nga fshati Çifllak i komunës së Rahovecit ka ndërruar jetë para pak kohës.

Një qytetar, që ishte në vend të ngjarjes, na ka konfirmuar edhe emrin e të ndjerit, por që për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do ta zbulojmë, derisa inicialet janë MK, pra emër i njohur për redaksinë.

Ai dyshohet të ketë pasur sulm përgjatë kohës sa ishte duke drejtuar traktorin, ndërsa thuhet ta ketë humbur jetën në vendngjarje, aty ku edhe arriti policia, për t’u marrë me rastin.

07 Press ka siguruar një foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa shihet se aty kanë arritur edhe policët.

Lajmi do të përditësohet…

LAJME TË TJERA