“Po e grabisin pushtetin”, nënkryetarja e VV-së u thotë qytetarëve të përgatiten për zgjedhje

 “Po e grabisin pushtetin”, nënkryetarja e VV-së u thotë qytetarëve të përgatiten për zgjedhje

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, pasi që pas pak kohësh siç thotë ajo do të mund t’ua tregojnë vendin partive tjera.

Në një shkrim në Facebook, Kollçaku, ka thënë se është “i neveritshëm, i padurueshëm dhe i patolerueshëm, sinkronizimi i veprimeve i të gjithë zhvatësve për njëzet vite në tendencën e grabitjes së pushtetit”.

Shkrimi i plotë i saj:

Çdo ditë e re e Qeverisë Kurti, është një infuzion shtesë për mbijetesë në këtë kohë pandemie.
Në anën tjetër shumë i neveritshëm, i padurueshëm dhe i patolerueshëm, sinkronizimi i veprimeve i të gjithë zhvatësve për njëzet vite në tendencën e grabitjes së pushtetit.
Qëndroni edhe pak kohë në shtëpi, sepse vetëm ashtu shumë më shpejt do të vijë dita kur do të keni mundësi që përfundimisht t’iu tregoni të gjithë atyre ku e kanë vendin.
#Shëndeti para së gjithash,
pastaj #zgjedhje!

LAJME TË TJERA