Poeti i mirënjohur Fahredin Shehu boton librin e ri në ShBA

Arti poetik i Kosovës edhe njëherë shfaq fuqinë e zërit autentik, nëpërmjet vargjeve të poetit Fahredin Shehu. Libri me titull “UMAMI- esenca e shijueshmërisë”, është vepër origjinale, e cila të lejon ta shijosh poezinë si një ushqim më të sublimuar shpirtëror.

Shehu nuk gjente dot asnjë fjalë të vetme, në akcilën gjuhë botërore, e cila në mënyrë më koncize do ta rezymonte, respektivisht koncentronte tërë materialin gjenetik të kësaj poezie në një fjalë të vetme.

Për këtë libër ka shkruar mjeshtëri i madh i artit dhe shpirtnisë, poeti, recitatori dhe kaligrafisti japonez, Tendo Taijin si ne vijim: Nuk do t’i kishte shkuar kurrë në mendje një japonezi të përdorte “UMAMI” si titullin e një koleksioni poezish. Ndjeva sikur më kishin zënë në befasi.

UMAMI” është një fjalë e përdorur veçanërisht për kuzhinën japoneze dhe unë e admiroj ndjenjën e mprehtë gjuhësore të poetit Fahredin Shehu në zgjedhjen e saj si titullin e përmbledhjes së tij me poezi.

UMAMI, e cila i përket shqisave të shijes në mesin e pesë shqisave njerëzore, është një kombinim delikat i thekoneve të bonitit dhe lëngut të leshterikëve, dhe sa më i mirë të jetë shefi, aq më i veçantë është ai për lëngun që përcakton cilësinë e pjatës. Poezia:

“Unë jam më shumë se një elektron”, “Mësoi shkronjat/mësoi edhe numrat/emrat e kafshëve/emrat e bimëve gjithashtu/emrat e gurëve/emrat e ujërave/të gjitha llojet e ujit gjithashtu/dhe shijet e të gjitha llojeve/dhe kompleksiteti i shijeve/deri në thelbin e shijes/”.