Policia e Kosovës deklarohet rreth situatës aktuale në Jarinjë dhe Bërnjak

 Policia e Kosovës deklarohet rreth situatës aktuale në Jarinjë dhe Bërnjak

Situata në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë vazhdon të jetë e qetë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Situata është pothuajse e njëjtë. Ka pengesa në të dyja anët. Është tash edhe një pjesë me zhavorr që e kanë vendosur si pengesë.

Situata është e qetë në përgjithësi dhe si çdo herë Policia e Kosovës po bën punën e saj në mënyrën më të mirë”, tha Kelani për “GazetaBlic

Sot ka nisur dita e katërt e bllokimit të rrugëve kryesore në Jarinjë dhe Bërnjak, pas një nate tjetër të qetë që kaloi pa incidente.

Serbët lokalë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në të dy pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës ku kanë vendosur edhe zhavorr për të bllokuar rrugët.

LAJME TË TJERA