Policia shqipton 22 gjoba në Qarshinë e Gjakovës, 17 në Rahovec e Malishevë

 Policia shqipton 22 gjoba në Qarshinë e Gjakovës, 17 në Rahovec e Malishevë

Në Gjakovë po vazhdon edhe sonte aksioni i Policisë së bashku me Inspektoratin për të kontrolluar respektimin e masave kundër koronavirusit.

Sonte janë shqiptuar 22 gjoba vetëm në Qarshinë e Gjakovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta i cili ka thënë se disa gjoba janë për operatorët ekonomik, disa të tjera për mosmbajtje të maskës dhe distancës sociale.

“Aksioni po vazhdon ende. Deri më tani kemi 22 gjoba të lëshuara vetëm në Qarshinë e Gjakovës, disa janë për operatorët ekonomik, disa të tjera për mosmbajtje të maskës dhe distancës sociale”.

Sipas tij, në Rahovec dhe Malishevë janë shqiptuar edhe 17 gjoba tjera.

“Në Rahovec dhe Malishevë janë shqiptuar edhe 17 gjoba tjera. Aksioni do të vazhdojë jo vetëm sonte, por edhe ditëve në vijim”.

LAJME TË TJERA