Policia ua prishi qejfin vizitorëve të Prevallës, i kthen mbrapsht

 Policia ua prishi qejfin vizitorëve të Prevallës, i kthen mbrapsht

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin që disa nga qytetet e Kosovës të cilat kanë më së shumti persona të prekur me koronavirus të futen në karantinë. Ndër to edhe kryeqyteti, i cili në bazë të vendimit të Qeverisë, që nga mbrëmë ka vendosur t’i ndalojë të gjitha hyrje-daljet deri në një vendim tjetër

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook ka treguar se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë është marrë vendimi që të gjithë banorët e Prishtinës e qe gjenden jashtë saj, kanë afat të kthehen në kryeqytet deri në në orën 17:00 të së dielës.

E shumë qytetarë kanë vendosur që fundjavën ta kalojnë jashtë Prishtinës. Kjo ka bërë që ata të kthehen të gjithë sot për në Prishtinë e ëytetet tjera që janë futur në karantinë, nga Prevalla, Brezovica e Rugova.

Kjo ka shkaktuar kolona të gjata në rrugët që cojnë nga Prevalla në Przren e Prishtinë, nga Peja në Prishtinë.

Por policia e Kosovës në pikat hyrëse të kryeqytetit në këto momente është duke zhvilluar kontrolle të rrepta për të gjitha veturat që janë duke hyrë.

Në ora 17:00 hyn plotësisht në fuqi vendimi për izolimin e Prishtinës. Kjo gjendje do të zgjasë për një periudhë kohore të pacaktuar.

blob:https://www.facebook.com/364eb0b3-6aff-4eb1-afa7-bb607c6803c4

LAJME TË TJERA