Presioni publik detyron komunën e Rahovecit të ndërmarrë veprime të shpejta për t’i sanuar problemet pas shiut

 Presioni publik detyron komunën e Rahovecit të ndërmarrë veprime të shpejta për t’i sanuar problemet pas shiut

Presioni publik nga dita e djeshme duket të ketë dhënë efektin e vet.

Kjo pasi, për një kohë të shkurtër është pastruar rruga në qendër të qytetit të Rahovecit, saktësisht tek semaforët kryesorë, përcjell 07 Press.

Përderisa mbrëmë, pas rreshjeve të shiut, e gjithë pjesa ishte e mbuluar me gurë, në orët e para të mëngjesit, gjithçka ishte e pastër.

Shpresojmë që herëve të tjerave të mos ketë nevojë fare për reagime, ani pse këto të fundit ishin më se të nevojshme, pasi vetëm një shi intensiv me hiç më shumë se 10 minuta, shkaktoi tollovi e vërshime në rrugën kryesore të qytetit, pra “Xhelal Hajda – Toni”.

LAJME TË TJERA