Prishtina – Drita, xhirohet me 11 kamera

 Prishtina – Drita, xhirohet me 11 kamera

Për herë të parë në futbollin kosovar, një ndeshje do të xhirohet me 11 kamera.

Bëhet fjalë për kryendeshjen Prishtina – Drita, që fillon sonte nga ora 18:00.

Këtë fakt e ka bërë të ditur kompania përgjegjëse për transmetimin e ndeshjes, “DigitAlb”.

Sipas tyre, 11 kamera do të jenë në dispozicion për këtë sfidë, që mund të vendos shumëçka sa i përket titullit në Superligën e Kosovës.

/07 Press/

LAJME TË TJERA