Prishtina edhe më afër titullit, kurse Ballkani ‘larg’ edhe garave evropiane – “Llug” në pjesën e poshtme të tabelës

 Prishtina edhe më afër titullit, kurse Ballkani ‘larg’ edhe garave evropiane – “Llug” në pjesën e poshtme të tabelës

Kanë përfunduar 5 takimet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Arbëria dhe Drenica kanë ndarë pikët, pasi luajtën baraz me rezultat 1-1.

Arbëria kaloi e para në avantazh me Marclein Santos në minutën e 23’të të takimit, kurse për Drenicën barazoi sulmuesi i rrezikshëm, Kreshnik Uka, në minutën e 58’të.

Ndërkohë derbi i javës së sotme mes Dritës dhe Ballkanit përfundoi poashtu me rezultat 1-1.

Drita shënoi e para me anë të, Xhevdet Shabanit në minutën e 17’të, ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë shifrat i barazoi, Mirlind Daku në minutën e 47’të të duelit.

Ballkani me këtë barazim është jashtë garës për titull kampion.

Llapi ka arritur të marrë 3 pikë ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Besës. Llapi fitoi në shtëpi me rezultat minimal 1-0 me golin e Elvis Prençit.

Prishtina ka shkuar edhe më afër titullit, pasi ka marrë një fitore të madhe ndaj Feronikelit me rezultatin 2-1 në sdtadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë, Trepça 89′ mposhti Gjilanin me rezultatin 2-1. Arbnor Muja realizoi dy herë për Trepçën 89′, kurse Kelmendi për Gjilanin.

LAJME TË TJERA