Priten vërshime në këtë komunë të rajonit të Dukagjinit

 Priten vërshime në këtë komunë të rajonit të Dukagjinit

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në regjionin e Prizrenit.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, thuhet se gjatë pasdites së djeshme ku është përcjell me reshje shiu dhe vërshime sot pritet të shkaktohen vërshime, përcjell Gazeta Insajderi.

“Mundësi për vërshime. Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020), të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane”, thuhet në njoftim.

IHK, ka bërë shtuar se “Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”.

LAJME TË TJERA