Prizrenasi rrahet nga ish e dashura, kjo e fundit i shkoi në shtëpi dhe e sulmoi

Një prizrenas ka raportuar në Policinë e Kosovës se një grua e ka sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar teksa ka qenë në shtëpinë e tij.

I njëjti, sipas raportit të policisë, është dërguar për tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, e dyshuara femër kosovare kishte shkuar dhe e kishte sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Rasti është proceduar në procedurë të rregullt, sipas PK-së.