Prokuroria e cilëson të dyshimtë vdekjen e Violetë Rexhepagiqit, trupi i saj dërgohet në obduksion

 Prokuroria e cilëson të dyshimtë vdekjen e Violetë Rexhepagiqit, trupi i saj dërgohet në obduksion

Ditën e djeshme ndërroi jetë këngëtarja dhe gazetarja Violetë Rexhepagiqi. Në një prononcim për GazetaBlic Prokuroria e Prishtinës e cilëson vdekjen e gazetares si të dyshimtë.

“Për vdekjen e personit me inicialet V.R., ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore ne Prishtinë, këtë rast e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

I njëjti ka lëshuar urdhërese për obduksion, me ç’ rast trupi i pajetë është dërguar në Istitutin e Mjekësise Ligjore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen dhënë për GazetaBlic.

Violeta Rexhepagiqi për vite me radhë ishte e angazhuar si këngëtare, kompozitore dhe gazetare në lëmin e raportimit.

Angazhimet e saj ishin të shumta. Ajo, u shpërblye disa herë në “Akordet e Kosovës”.Violeta ka interpretuar në më se 40 këngë për fëmijë dhe ka luajtur zërin e personazheve në radio-dramat më të njohura për fëmijë.Ndër vite, ajo është shikuar si shembull i rebelimit artistik. Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqëson për dy herë Kosovën në përzgjidhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa angazhuar deri pranoj ftesën si reportere lufte pranë disa agjencive dhe televizioneve të huaja, si “News Network”, “WTN”, “Sky NEWS” etj. Për këtë qëllim ajo raportoji nga shumë vatra të luftës. Gjatë udhëtimeve të saja, ajo pësoj një aksident në komunikacion dhe si pasojë për mese dy vite e gjysmë nuk mund të lëvizte gjymtyrët e trupit.Prej asaj kohe, Violeta është tërhequr plotësisht nga aktivitetet publike.

LAJME TË TJERA

Keni diçka për të thënë?

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *